E dashura e Cooper kërkon një karrierë në Hollivud
12/03/2014 00:00
Suki Waterhouse kërkon të ndjekë hapat e të dashurit të saj Bradley Cooper në botën e Hollivudit.
Modelja 22-vjeçare ka përfunduar së fundmi xhirimet e filmit të saj të parë dhe tha për revistën ‘LOOK’ se do i pëlqente të merrte pjesë në sa më shumë filma në të ardhmen.
“Sapo mbarova xhirimet e një komedie romantike me emrin Love Rosie. Është filmi im i parë dhe dola në përfundimin se më pëlqen të jem pjesë e kësaj bote. Të shohim…”, tha Waterhouse.
Më parë, Suki ka thënë se kapërcimi nga moda në kinematografi nuk është aq i vështirë sa duket: “Në ditët e sotme, të gjithë bëjnë gjithçka, kështu që nuk ke pse i qëndron vetëm një karriere.”
Top Channel