36 të dashurit e Lindsay Lohan

12/03/2014 00:00

Lindsay Lohan ka zbuluar emrat e 36 të dashurve të saj duke i shkruar në një letër. Në të mund të gjejmë emra të famshëm të botës së spektaklit si Adam Levine, Zac Efron, Justin Timberlake dhe Joaquin Phoenix.

Sipas revistës ‘In Touch’, 27-vjeçarja i ka shkruar emrat kur ishte duke pirë me një shoqe në hotelin Beverly Hills, në 30 janar të vitit 2013.

Një burim që thotë se e ka parë aktoren duke shkruar letrën, tha: “Po i nxirrnin të palarat VIP-ave dhe Lindsay nisi të shkruante emrat e të gjithë atyre që kanë qenë të dashurit e saj. Ajo e shkroi letrën, e më pas e hodhi.”

Shumë nga emrat e listës janë fshirë për shkak se personat e pranishëm në të janë të martuar: “Ka shumë emra të famshëm aty që nëse do të bëheshin publikë, do të shkatërronin shumë marrëdhënie në Hollivud.”

Top Channel