Robben: Pep dhe Mou, më të mirët taktikisht

11/03/2014 00:00

Arjen Robben ka thënë në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’ se Pep Guardiola dhe Jose Mourinho janë trajnerët më të mirë në botë në aspektin taktik.

Hollandezi nënvizoi se trajnerët aktualë të Bayern Munchen dhe Chelsea janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, por kanë diçka të përbashkët: janë të dy fitues.

“Janë shumë të ndryshëm, por edhe të ngjashëm njëkohësisht. Futbolli ka filozofi dhe metoda të ndryshme pune, por të dy kanë shpirtin e fituesit. Taktikisht janë dy trajnerët më të mirë në qarkullim, ditë e natë mendojnë vetëm për futbollin”, deklaroi lojtari i Bayern Munchen.

Në këtë intervistë, Robben vlerësoi edhe trajnerë të tjerë me të cilët ka punuar gjatë karrierës: “Kam pasur nderin të jem nën urdhrat e Van Gaal, Heynckes apo Hiddink.”

Top Channel