Disa qindra protestues boshnjakë zhvilluan një protestë paqësore përballë godinës së Presidencës, në të cilën kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe përfaqësuesve të të tre komuniteteve kryesore të vendit.

Që prej 7 Shkurtit, në disa qytete boshnjake zhvillohen në mënyrë të përditshme protesta, të cilat kërkojnë largimin e të gjithë funksionarëve aktualë dhe krijimin e një qeverie ekspertësh, rishikimin e privatizimeve, reduktimin e pagave në institucionet shtetërore dhe një politikë konkrete për reduktimin e numrit të lartë të të papunëve në Bosnje.

Megjithatë, mediat vendase kanë vëzhguar një numër gjithmonë e më të ulët protestuesish, ndërsa shumë prej manifestuesve të valës së parë i janë kthyer jetës së tyre të përditshme.

Protestat e punëtorëve, që nisën në Tuzlla, duke u zgjeruar më pas në të gjithë qytetet e vendit, u organizuan nga një grup informal qytetarësh, me në krye Aldin Siranoviç.

Sipas të përditshmes “Sarajevo Avaz”, Siranoviç është zhdukur në mënyrë të beftë nga vëmendja publike, për shkak të kërcënimeve dhe presioneve, ndërsa familja e tij ka deklaruar qëllimin për t’u larguar nga Bosnja.

Babai i tij, Mehmed Siranoviç, është shprehur që tashmë jeta e familjes së tij është shndërruar në një ferr të vërtetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA