Aeroporti i Dubait i dëmtuar pas sulmit me raketa të Iranit, 4 anëtarë të stafit të plagosur Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka deklaruar se një takim me presidentin rus Vladimir Putin nuk do të ndodhë derisa Moska të marrë në konsideratë propozimet e SHBA për të frenuar krizën në Ukrainë.
Zoti Kerry i tha homologut të tij rus Sergei Lavrov se ndërhyrja ushtarake e Moskës në Krime i ka bërë jashtëzakonisht të vështira negociatat.
Autoritetet amerikane deklarojnë se nuk do të ketë shumë hapësirë për bisedime nëse referendumi në Krime zhvillohet.
Referendumi është parashikuar të mbahet të dielën dhe Ukraina me Perëndimin deklarojnë se ai është ilegal dhe se nuk do ta njohin.
Në një fjalim televiziv bashkë me presidentin Putin ditën e hënë, ministri i Jashtëm, Lavrov deklaroi se propozimet e bëra nga zoti Kerry për zgjidhjen e situatës nuk janë të favorshme.
Nga ana tjetër, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki deklaroi se Uashingtoni dëshiron të shohë prova konkrete se Rusia është e përgatitur që të angazhohet me propozime diplomatike për të zgjidhur krizën ukrainase.
Trupat pro-ruse kanë bllokuar ato ukrainase në Krime. Rusia ka mohuar që ato të jenë trupat e saj, duke i cilësuar njësitë paraushtarake në gadishull si forca vetëmbrojtjeje.
Marrëdhëniet mes zotit Kerry dhe zotit Lavrov janë vështirësuar së tepërmi së fundmi pikërisht për shkak të krizës ukrainase.
Rusia deklaroi të hënën se po përgatit një draft me kundër-propozime ndaj planit të Shteteve të Bashkuara për një zgjidhje të negociuar të krizës.
Ndërkohë sanksionet e Bashkimit Europian ndaj Rusisë për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë, janë gati të hyjnë në fuqi nga dita e hënë.
Kështu citohet nga BBC kryeministri polak, Donald Tusk, i cili ndodhet në Londër së bashku me drejtues të tjerë të BE-së për të diskutuar mbi hapat e përbashkët që do të ndiqen ndaj Rusisë për përfshirjen e saj ushtarake në rajonin e Krimesë në Ukrainë.
“Bashkimi Europian është gati të vendosë sanksione ndaj Rusisë duke nisur që nga e hëna e ardhshme, që nga 17 marsi”, citohet Tusk.
Top Channel