Jo nacionalizma në tekstet shkollore

11/03/2014 00:00

Vetëm pak ditë pas kthimit nga vizita e saj në Athinë, ministrja e
Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, në një intervistë për Top Channel
tregon bisedimet e zhvilluara me homologun e saj Konstandinis
Arvanitopulos, lidhur me korrigjimin reciprok të teksteve shkollore, për
t’i zhveshur ato nga nacionalizmat dhe deformimet historike që nxisin
urrejtjen për fqinjët.

Për këtë çështje, Nikolla tha se tashmë është caktuar grupi i punës, i cili do të diskutoje lidhur me të gjitha detajet.

“Nuk ishte qasja dhe parja specifikisht për të ndryshuar këto apo atë, por qasja ishte për të rinovuar një marrëveshje që ka ngelur që nga viti 2003, përsa i përket zhvillimit të  arsimit dhe kulturës dhe për ta kthyer në një stad të ri komunikimin pikërisht në këto këndvështrime të reja integruese të Shqipërisë. Ajo që ne ndamë bashkarisht ishte vullneti i mirë që ekspertiza të fillojë nga puna. Pra, do të flasë ekspertiza pa folur politika”, tha Nikolla.

Ndërkaq, e pyetur lidhur me qëndrimin që do të mbajë pala shqiptare në këtë tryezë bashkëpunimi, Nikolla u shpreh se nuk do lejohet ndryshimi i historisë.

“Ne jemi në biseda partneriteti, nuk jemi në biseda inferioriteti dhe pa dyshim që në këtë këndvështrim ne do të ecim përpara. Ne nuk mund të zhbëjmë historinë e popujve tanë, përkundrazi ne jemi të vendosur të shohim përpara në gjërat që na bashkojnë”, tha Nikolla.

Athina prej shumë vitesh ka kërkuar me forcë ndryshimin e teksteve të historisë dhe gjeografisë, pasi sipas tyre ato përmbajnë të pavërteta. Madje janë zhvilluar edhe disa interpelanca parlamentare. Ndërkaq, lidhur me këtë debat, Ministria greke e Arsimit deklaroi se procesi ka filluar qe ne vitet 2000 dhe po vazhdon ende, deri ne heqjen perfundimtare te materialeve qe nxisin urrejtjen dhe ksenofobine ne rradhet e nxenesve ne sistemin arsimor grek.

Sipas kesaj Ministrie jane firmosur pothuaj me te gjitha vendet e rajonit, marreveshje si dhe jane ngritur Komisione te Perbashketa, per heqjen e teksteve qe nxisin urrejtjen midis popujve dhe rracave.

Burime nga kjo Mnistri, i thane Top Channel se edhe me me Shqiperine,po punohet per korrigjimet e teksteve. Ndonese nuk behet publike se ne cilin kapitull te librave te historise jane bere korrigjime, burimet thane se kryesisht tekstet jane korrigjuar ne librin e klases se gjashte fillore, ku disa ne disa fakte historike qe nxisnin urrejtjen e grekeve me Turqine, Bullgarine dhe Shqiperine, qendrimi grek eshte moderuar.

Vihet re heqja e termit “turko-shiptar’ ne referimet qe kane te bejne me pjesen e revolucionit grek te 1821. Po ashtu, ne disa fragmente ku referohet roli i arvanitasve ne historine greke, apo ngjarjet ne Çameri ne vitet 1920 e deri ne largimin perfundimtar te çameve nga Greqia ne vitin 1944.

Vlen te theksohet se pavarësisht frymës së bashkëpunimit të nisur, vetë ministri grek i Arsimit, e cilëson Shqipërinë e Jugut “Epir i Veriut”, deklarate kjo e bere nje vit me pare prej tij gjatë vizitës së zhvilluar në Korçë.

Top Channel