Një trup shqyrtues i gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka
konfirmuar vendimin e gjyqtarit të proçedurës paraprake lidhur me
transferimin e Oliver Ivanoviç në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë.

Trupi shqyrtues theksoi se ky vendim duhet të ekzekutohet menjëherë, ndërsa planet janë duke u bërë për këtë transferim.

Në vendimin e parë të gjyqtarit të proçedurës paraprake ishte vlerësuar se nuk ekzistonte ndonjë rrezik i natyrës së sigurisë për të mbajtur Ivanoviç të paraburgosur në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Gjatë procesit ankimor, trupi shqyrtues vërtetoi se nuk ka arsye ligjore që e parandalojnë transferimin e tij në qendrën e Mitrovicës.

Top Channel