Intervista argëtuese e presidentit Barack Obama

11/03/2014 00:00

Barack Obama ishte i ftuar në programin ‘Between Two Ferns’ të aktorit komik Zach Galifianakis dhe iu përgjigj me humor të gjitha pyetjeve të çuditshme të intervistuesit.

Fillimisht, Zach e pyeti Obamën si ndihej kur e dinte që do të ishte presidenti i fundit me ngjyrë i SHBA-së. Përgjigja e Obamës ishte kjo: “Seriozisht e ke? Po ti, si ndihesh kur e di që kjo do të jetë hera e fundit që i flet një presidenti?”

Zach “sulmoi” sërish duke thënë se duhet t’i vinte inat që nuk mund të kandidonte për herë të tretë si president, por Obama i tha me qetësi se është më mirë kështu: “Nuk ka kuptim mandati i tretë. Është si të bësh filmin e tretë “Hangover”. Nuk të eci me atë film, apo jo?”

Më tej, Obama tha se Bradley Cooper ishte ai që i jepte lezet filmave “Hangover” dhe se vetë Zach ishte tërësisht në hijen e kolegut në të tre pjesët.

Top Channel