Superkupa e Italisë; Napoli dhe Bologna, luajnë gjithçka në Riad, sfida në Digitalb
Perandoritë shpesh shpërthejnë, ndërsa të tjera munden nga fuqi më të mëdha.
Red Bull, pas testimeve dimërore duket se ka humbur besimin tek vetja te dominimit disavjeçar.
Në Formulën 1 rregullat ndryshojnë për fat të mirë apo të keq në disa raste dhe pikërisht këtë herë Red Bull kupton se ka humbur hegjemoninë.
Ende ata nuk e kanë humbur titullin kampion për pilotë apo për konstruktorë, por po përgatiten që në këtë fundjavë, në Australi, garën e parë të këtij sezoni 2014, të mos jenë aty ku ishin në fund të 2013-s.
Ndryshimet e mëdha e kanë shkartisur mirë rendin e të fortëve apo të dobtëve të sezonit të fundit, kombinimi i motorëve 1.600 kubik me një turbo dhe limitimi i karburantit me 100 litra, kanë bërë shumë gjëra të paprashikueshme edhe për vetë pilotët e mekanikët.
Në një kohë kur disa drejtues e konsiderojnë problematike situatën, pasi mendojnë se do të garojnë të kursyer për gomat e karburantin, të tjerët e mendojnë tërheqëse këtë situatë të paqartë, madje që nga gara e parë.
Dhe Formula 1 këtë gjë e garanton, ndoshta më shumë se cdo herë, në prag të këtij sezoni 2014-të, i cili si cdo vit edhe këtë herë nuk do të mungojë në ekranin e “Top-Channel”, duke filluar nga fundjava e ardhshme me Çmimin e Madh të Australisë dhe deri në muajin nëntor me garën e Abu Dabit, ku për herë të parë në historinë e këtij sporti, kjo garë do të vlejë sa dyfishi i pikëve të secilës garë, për të mbajtur këdo, me ankthin dhe emocionin e kategorisë mbretërore të automobilizmit, siç quhet ndryshe Formula 1.
Top Channel