
Sot në mbrëmje do të luhen dy ndeshjet e para të kthimit të 1/8-ve të Ligës së Kampioneve. Atletico Madrid dhe Milan do të përballen në “Vicente Calderon”, ndërsa Bayern Munchen dhe Arsenal do të përplasen në “Allianz Arena”.
Në Spanjë, Atletico do të niset me avantazhin minimal (1-0) të fituar në San Siro dhe do të kërkojë të mbyllë sa më shpejt çështjen e kualifikimit. Nga ana tjetër, shpresat e Milanit janë tek një mbrëmje e mirë e sulmuesit Balotelli apo tek një “ringjallje” e brazilianit Kaka’.
Në Gjermani, bavarezët e Pep Guardiolës duket se e kanë hipotekuar kalimin për në turin tjetër me fitoren e pastër 2-0 që arritën në Londër. Por, e shkuara tregon se Bayern ka qenë edhe më parë në këtë pozitë dhe ka rrezikuar eliminimin, po ndaj të njëjtit kundërshtar.
Vitin e kaluar, Bayern kishte fituar 3-1 në Emirates Stadium, por humbi 2-0 në shtëpi duke u kualifikuar vetëm falë golit në fushën kundërshtare.
Ndeshjet Atletico Madrid-Milan dhe Bayern Munchen-Arsenal do të luhen në orën 20:45 dhe mund t’i ndiqni në paketën Supersport të Digitalb.
Top Channel