Nuk ia del Milan të bëjë asgjë në “Vincente Calderon”, ku vendasit e turpërojnë duke e shkatërruar 4-1.
Pas një pjese të parë relativisht të barabartë, pavarësisht avantazhit 2-1 të spanjollëve, në të dytën ka vetëm një skuadër në fushë. Milani i lodhur dhe pa ide nuk arrin të sulmojë dhe, mbi të gjitha, lë hapësira të mëdha prapa, që shfrytëzohen shumë mirë nga skuadra e Simeone-s, e cila vulos gjithçka në 4-1, pas golave të Raul Garcia e Diego Costa.
Edhe përmbysja e Arsenal dështon në “Allianz Arena”. Barazimi 1-1, pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë, nuk i shërben për asgjë skuadrës së Ëenger.
Schëeinsteiger dhe Podolski janë autorët e golave, por është padyshim portieri Fabianski në listën e protagonistëve, pasi i pret një penallti Muller-it, një veprim i bukur thjesht për statistikë, pasi as kjo mrekulli nuk e pengon Bayern Munchen në marshimin e tij drejt çerekfinaleve të Champions Leagues.
Top Channel