
Besnik Hasi është emëruar trajneri i ri i Anderlehtit, ekipit më të suksesshëm belg në Europë (me 5 tituj ndërkombëtarë) dhe gjithashtu në vend (me 32 tituj kampion në Belgjikë).
Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare zëvendësoi hollandezin John van den Brom pas humbjes 1-0 që Anderlehti pësoi ndaj Leuven dhe që e la skuadrën në vendin e tretë të renditjes, 12 pikë pas kryesuesve të Standardit të Liezhit.
42-vjeçari Hasi ka qenë zv/trajner i Anderlehtit që nga viti 2008, ndërsa më parë ka qenë lojtar i kësaj skuadre në periudhën 2000-2006.
“Hasi e njeh shumë mirë klubin. Bordi drejtues ka bindjen se ai është personi i duhur për të ndryshuar situatën e vështirë”, tha menaxheri i përgjithshëm i klubit, Herman Van Holsbeeck.
Top Channel