10 vjet nga shpërthimet e Madridit

11/03/2014 16:05

Familjet e 191 viktimave të shpërthimeve në stacionet hekurudhore të Madridit morën pjesë në një ceremoni të organizuar nga Mbreti Juan Carlos, me qëllim përkujtimin e 10-vjetorit të sulmeve terroriste.

Kryepeshkopi i Madridit, kardinali Antonio Maria Rouco Varela zhvilloi meshën përkujtimorë në katedralen Almudena të Madridit.

Lule dhe qirinj u vendosën në vendet ku katër bomba të vendosura në trena ndërqytetas shkaktuan një prej tragjedive më famëkeqe të terrorizmit botëror.

Të paktën 1 800 persona të tjerë mbetën të plagosur, nga shpërthimet e ndodhura në orarin e pikut.

Shtatë militantë të lidhur me grupime pranë Al-Kaedës shpërthyen veten në një apartament në të cilin jetonin, pasi u zbuluan dhe u rrethuan nga policia dy javë pas atentateve.

Në fjalën e tij, presidenti i Shoqatës së Viktimave të Terrorizmit, Angeles Pedraza apeloi klasën politike spanjolle që të mos i harrojë këto viktima. “Nuk mund t’i harrojmë kurrsesi”, u shpreh Pedraza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA