Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi
Arsene Wenger kërkon të motivojë sa më shumë organizatorin Mesut Ozil në kuadër të ndeshjes së kthimit ndaj Bayern Munchen, takim që do të zhvillohet ditën e martë në “Allianz Arena”.
Londinezët do të mundohen të përmbysin rezultatin 2-0 të ndeshjes së parë, por do të marrin zemër nga fitorja 2-0 që arritën vitin e kaluar në Gjermani po ndaj bavarezëve.
Wenger tha se Ozil e përjetoi shumë keq humbjen e 11-metërshit gjatë ndeshjes së parë, kur rezultati ishte 0-0: “Mendoj se e vuajti shumë psikologjikisht. Ai ndjeu se kishte zhgënjyer shokët e skuadrës në një moment shumë të rëndësishëm të ndeshjes dhe kjo gjë ndikoi në lojën e tij.”
Gjithsesi, trajneri i Arsenalit shtoi se Ozil e ka kaluar momentin e vështirë: “Tashmë e ka harruar penalltinë dhe ka një mundësi shumë të mirë të martën për të treguar aftësitë e tij.”
Top Channel