Lajme të këqija për Romën dhe akoma edhe më të këqija për Holandën.
Ruddy Garcia e Van Gaal do të duhet të gjejnë menjëherë një zëvendësues për Kevin Strootman dhe kjo nuk do të jetë një punë aspak e lehtë.
Mesfushori 24-vjeçar, në ndeshjen e humbur 1-0 përballë Napolit në Serinë A, pësoi një dëmtim shumë të rëndë, duke thyer ligamentet e kryqëzuara të gjurit të majtë dhe meniskun.
Holandezi u largua nga fusha mes lotëve dhe testimet e zhvilluara të hënën konfirmuan frikën më të keqe, futbollisti do të qëndrojë jashtë fushës së lojës për nëntë muaj.
Kështu, Strootman nuk do të mund të luajë as në Botërorin e Brazilit, ku ndeshja e parë e “tulipanëve” do të jetë ajo ndaj kampionëve të botës në fuqi, Spanjës.
Top Channel