Spanjë, Reali i lë targën rivalëve

10/03/2014 00:00

Real Madrid ka mundur 3-0 Levanten dhe ka rimarrë kreun e klasifikimit të kampionatit spanjoll duke u shkëputur 3 pikë nga Atletico Madrid dhe 4 nga Barcelona.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti shënoi që në minutën e 11 të ndeshjes me anë të Cristiano Ronaldos, i cili kërceu më lart nga të gjithë dhe e dërgoi topin në cepin e portës, pas një krosimi të Di Marias.

Në fillimin e pjesës së dytë ishte Marcelo ai që dyfishoi shifrat pas një goditjeje të bukur në zonë me të djathtën, ndërsa në fund të takimit ishte autogoli i Karabelas ai që vulosi rezultatin në 3-0.

Për t’u përmendur fakti që në 30 minutat e fundit Levante luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Navarros, i cili bëri një ndërhyrje nga mbrapa ndaj Cristiano Ronaldos.

Top Channel