Siri, kryengritësit lirojnë murgeshat
10/03/2014 16:00
Një grup murgesash ortodokse të mbajtura peng nga kryengritësit sirianë prej tre muajsh pasi u kapën në manastirin e tyre në qytetin e Maaloulas u lanë të lira dhe u kthyen të hënën në Damask.
Murgeshat u dërguan në qytetin kufitar libanez të Arselit, ku iu dorëzuan zyrtarëve vendas, të cilën i rikthyen ato në kushte sigurie në territorin e kontrolluar nga qeveria e rregullt siriane.
Murgeshat u shprehën se ishin të lodhura, por se përgjithësisht ishin trajtuar në mënyrë të mirë.
Ato u liruan si pjesë e një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve, me autoritetet që lanë të lirë 150 gra dhe fëmijë.
Marrëveshja në fjalë u ndërmjetësua nga zyrtarë të Katarit dhe Libanit.
Top Channel