Ronaldo shton sërish peshë

10/03/2014 18:40

Ai është një prej futbollistëve më të famshëm ndonjëherë, i cili pranoi që të merrte pjesë në një program televiziv në Brazil, gjatë të cilit brenda disa javëve humbi shumë kilogramë.

Falë atij programi, 37-vjeçari Ronaldo u kthye në formën e tij më të mirë, por tashmë duket se “Fenomeni” ka rifituar brenda pak kohësh të gjithë peshën e humbur.

Ish-sulmuesi i Interit, Realit, Barcelonës dhe Milanit, ndër të tjera, u fotografua në fundjavë në një klub të Londrës, në të cilin u duk sërish i majmur mirë.

Pasi shënoi 400 gola në 600 ndeshje zyrtare në Serinë A dhe Primera Division e fitoi dy herë Botërorin me Brazilin, “Fenomeni” duket se interesohet vetëm për të jetuar shpenguar jetën e tij, pa asnjë kufi, të paktën në fushën e të ngrënit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA