Muaji i dytë “i mjaltit” të Hathaway
10/03/2014 17:15
Anne Hathaway dhe bashkëshorti i saj Adam Shulman ishin portreti i vërtetë i lumturisë, ndërsa u fotografuan gjatë një udhëtimi romantik në Majemi.
Ndonëse të martuar prej 17 muajsh, Hathaway dhe Shulman dukeshin sikur ndodheshin të dy në muajin e tyre të mjaltit, ndërsa nuk qëndronin dot gjatë pa shkëmbyer përkëdhelje, puthje apo përqafime të ndërsjellta.
E besnike ndaj dedikimit të bashkëshortit të saj, Hathaway u vesh në një mënyrë aspak ekspozuese, një mënyrë për t’i rezervuar të gjithë hiret e saj për bashkëshortin.
Top Channel