Defiçiti i Japonisë u rrit me një rekord prej 15 miliardë dollarësh në muajin Janar, treguan të dhënat zyrtare të publikuara ditën e hënë.
Ky është defiçiti më i lartë mujor që prej fillimit të matjeve në vitin 1985.
Në një lajm tjetër të keq për ekonominë e tretë më të madhe të botës, rritja ekonomike e Japonisë u rishikua në shifra më pesimiste.
Tashmë, përcaktohet zyrtarisht se rritja gjatë 2013-s ishte prej vetëm 0,7%, nga 1% që besohej më parë.
Investitorët shfaqën zhgënjimin e tyre për këto lajme në bursë, me “Nikkei 225” që humbi më shumë se 0,6% të vlerës së tij gjatë ditës.
Nga Tetori në Dhjetor 2013, ekonomia japoneze u rrit vetëm me 0,2%, pasi vlerësimet e mëparshme treguan një rritje prej 0,3%.
Top Channel