Hidhet shorti i Kupës

10/03/2014 00:00

Flamurtari – Skënderbeu dhe Kukësi – Teuta janë dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Kështu ka vendosur shorti i hedhur paraditen e së hënës në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ndeshjet e para do të luhen me 26 mars në Kukës dhe Vlorë, ndërsa ato të kthimit më 9 prill në Durrës dhe Korçë.

Në këto cifte Skënderbeu dhe Kukësi janë 2 skuadrat që nuk e kanë fituar asnjëherë këtë trofe, ndërkohë që Teuta dhe Flamurtari e kanë marrë nga 3 herë Kupën e Shqipërisë.

Duhet theksuar që fituesi i trofeut të dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar, përvec shpërblimit financiar që përfiton nga FSHF do të ketë mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në Ligën e Europës.

Top Channel