Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi
Pep Guardiola ka këmbëngulur se Bayern Munchen duhet të kërkojë fitoren nëpërmjet zotërimit të topit në ndeshjen ndaj Arsenalit të martën në mbrëmje edhe pse nuk e ka të nevojshme suksesin pas triumfit 2-0 në Londër tre javë më parë.
“Nëse do i lëmë Arsenalit zotërimin e topit, atëherë do të kemi shumë probleme”, tha Guardiola.
“Ata kanë shumë lojtarë cilësorë si Cazorla, Ozil, Rosicky dhe Arteta. Do të ndihen shumë mirë në fushë nëse i dorëzojmë topin”, shtoi tekniku i bavarezëve, i cili mendon se ekipi i tij është më i fortë kur sulmon.
“Kur mendojmë vetëm për sulmin, jemi më të mirë. Nëse nisim të mendojmë për mbrojtjen, ka shumë mundësi të mos i kapim çerekfinalet. E njoh shumë mirë Arsenalin pasi kam luajtur dy herë kundër tyre me Barcelonën. E them me siguri se në çerekfinale do të kalojë skuadra që do të zotërojë më shumë topin”, nënvizoi Guardiola.
Top Channel