Galliani: Edhe ndaj Bajernit ishte vështirë, por…

10/03/2014 00:00

Adriano Galliani ëndërron përmbysjen në “Vicente Calderon” dhe kujton të shkuarën e lavdishme në prag të ndeshjes Atletico Madrid-Milan.

Administratori i deleguar i kuqezinjve përmendi fitoren e madhe të Milanit në Mynih ndaj Bajernit, në vitin 2007, vit kur italianët fituan Ligën e Kampioneve për herë të fundit.

“E kishim shumë të vështirë edhe atëherë. Kishim barazuar 2-2 në San Siro dhe fituam në Gjermani 2-0 kur askush nuk e priste. Do të shkojmë në Madrid për të tentuar deri në fund. I kemi pothuajse të gjithë lojtarët në dispozicion dhe jemi në gjendje të mirë fizike”, deklaroi Galliani.

Tifozët e Milanit i kanë shpresat tek Kaka’ dhe Balotelli: “Balotelli ka pak dhimbje në shpatull, por është normale. Shpresojmë që Kaka’ të kthehet ai që njohim ne në një mbrëmje të madhe si kjo që na pret.”

Në fund, Galliani ka refuzuar të japë një mendim mbi Clarence Seedorf: “Nuk jap asnjë mendim. Ka dy vite kontratë me ne dhe shpresojmë që të bëjmë një punë të mrë të gjithë bashkë.”

Top Channel