Cristiano, futbollisti më i pasur në planet

10/03/2014 00:00

Cristiano Ronaldo mund sërish Leo Messin. Pas klasifikimit të Topit të Artë FIFA, portugezi ka lënë pas argjentinasin edhe në klasifikimin e futbollistëve më të pasur në botë.

Sipas Goal Rich List, sulmuesi i Realit ka mundur atë të Barcelonës me vetëm 2 milionë euro më shumë. Pasuria e Cristianos llogaritet rreth 148 milionë euro, ndërsa ajo e Messit rreth 146.

Renditja është përpiluar nga faqja goal.com që ka marrë parasysh pagat, bonuset, sponsorat dhe të drejtat e imazhit të të gjithë futbollistëve të planetit.

Në vend të tretë dhe të katërt gjejmë sulmuesit Samuel Eto’o dhe Wayne Rooney, të cilët luajnë në kampionatin anglez respektivisht me Chelsea dhe Manchester United.

Ja renditja e 10 futbollistëve më të pasur:

1. Cristiano Ronaldo (Real Madrid, €148m)
2. Lionel Messi (Barcelona, €146m)
3. Samuel Eto’o (Chelsea, €85m)
4. Wayne Rooney (Manchester United, €84m)
5. Kaka’ (AC Milan, €82m)
6. Neymar (Barcelona, €80m)
7. Ronaldinho (Atletico Mineiro, €78m)
8. Zlatan Ibrahimovic (Paris St-Germain, €69m)
9. Gianluigi Buffon (Juventus, €63m)
10. Thierry Henry (New York Red Bulls, €57m)

Top Channel