Aniston: Do të doja ta kisha trupin si Gisele Bundchen
10/03/2014 00:00
Jennifer Aniston ka thënë se do të donte shumë ta kishte trupin si modelja Gisele Bundchen.
Aktorja 44-vjeçare deklaroi për revistën ‘Self’ se do të donte një fizik të tillë të paktën për një ditë: “Do më pëlqente një trup si ai i Gisele Bundchen ose si i skiatores Lindsey Vonn.”
Aniston tha gjithashtu se bën stërvitje çdo ditë për 40 minuta: “Vrapoj, bëj pompa ose ngre pesha. Aktualisht kam një problem me gjurin dhe nuk jam në formën e duhur, por edhe të jesh e mbushur është mirë.”
Top Channel