Superkupa e Italisë; Napoli dhe Bologna, luajnë gjithçka në Riad, sfida në Digitalb
Pas 10 javësh në koma artificiale, më në fund Michael Schumacher ka filluar të marrë frymë vetë, pra jo më me ndihmën e aparaturave.
Ky është lajmi i dhënë nga 2 gazeta të mëdha europiane, “La Gazzetta dello Sport” dhe “Bild”, të cilat dalin kundër të gjitha mediave të tjera, që mendojnë se vetëm një fuqi e mbinatyrshme mund ta shpëtojë tashmë Schumacher-in.
Reporterët e këtyre dy gazetave nuk kanë cituar asnjë burim, por, ndërkohë, kanë publikuar një deklaratë të menaxheres së Schumi-t, Sabine Kehm, e cila as nuk e pohon, por as nuk e mohon këtë lajm.
Mendohet se burimi i këtij lajmi të gëzuar mund të jenë disa nga ish-shokët e vjetër të Schumi-t te Ferrari, të cilët me një leje të posaçme kanë arritur të futen në spitalin Grenoble.
Marrja frymë pa ndihmën e aparaturave shihet si një shenjë e mirë, ndërkohë që “Gazzetta dello Sport” shkon më shumë se kaq, duke thënë se ish-drejtori teknik i Ferrarit, Ross Brawn, është “arkitekti” edhe i përmirësimit të gjendjes shëndetësore të Schumi-t.
Në këtë gazetë thuhet se Brawn u ka dhënë mjekëve një regjistrim audio me zhurmat e motorit të Ferrarit.
Në orare të ndryshme të ditës, mjekët i vendosin Schumi-t të dëgjojë këtë kasetë dhe, sipas burimeve të gazetës italiane, ata mendojnë se kjo gjë do ta ndihmojë ish-pilotin e Ferrarit të hapë sytë dhe t’i rikthehet kujtesa e humbur, gjatë aksidentit me ski në alpet franceze Dhjetorin e vitit të kaluar.
Top Channel