Serie A, Milan dështon sërish
08/03/2014 00:00
Në javën e 27-të të Serisë A, Milan dështon sërish dhe këtë herë mundet nga Udinese në fushën e kësaj të fundit, me rezultatin 1-0.
Në prag të ndeshjes së skthimit të Champions League në Madrid, Seedorf vendosi të luante me shumë nga lojtarët që deri më tani i kishte lënë rezervë dhe gjërat shumë shpejt u vështirësuan për kuqezinjtë.
Pacini tentoi në disa raste për të kaluar në avanazh ekipin, por pa sukses, deri sa në minutën e 22-të të pjesës së dytë, Di Natale befasoi të gjithë duke shndërruar në gol asistin e Fernandes.
Top Channel