Në ankand kapelja e McConaughey
08/03/2014 00:00
Kapelja e kaubojsit që ka përdorur Matthew McConaughey në filmin Dallas Buyers Club ka dalë në ankand duke nisur nga çmimi 3 000 dollarë.
Kapelja është blerë nga Nate D. Sanders për 1291 dollarë dhe tashmë ai pret që të nxjerrë fitim të madh nga ky ankand.

Kapelja është e dizenjuar nga marka teksane Resistol dhe ka me vete një certifikatë origjinaliteti nga Universal Picture. Gjithashtu, kapelja ka një autograf nga vetë aktori, i cili me rolin në këtë film fitoi çmim Oscar si aktori më i mirë protagonist.

Ankandi do të përfundojë në 27 mars dhe ofertat bëhen në faqen natesanders.com.
Top Channel