Ke$ha ka dalë nga klinika e rehabilitimit ku në 3 janar u shtrua për probleme me ushqyerjen.

Këngëtarja përshëndeti të gjithë fansat e saj nëpërmjet një postimi në Twitter menjëherë pas daljes.

“E lumtur që u ktheva! Ndihem e shëndetshme dhe do të nis punën për muzikë të re. Nuk gjej fjalë për të falenderuar fansat e mi për dashurinë dhe mbështetjen që më kanë dhënë. Jeta është e bukur. E ndjej veten shumë të bekuar që ju kam pranë.”

Ke$ha ka pranuar se ka pasur probleme me buliminë që nga viti 2009.

Top Channel