Barcelona mundet në transfertë
08/03/2014 00:00
Surpriza e kësaj jave deri më tani vjen nga kampionati spanjoll, ku Barcelona është mundur 1-0 në fushën e Valadolid.
Në këtë 90 minutësh ka vendosur gjithçka goli i mesfushorit italian Fausto Rossi, i cili ndëshkoi skuadrën e drejtuar nga Tata Martino me këtë humbje që mund t’i kushtojë shumë.
Skuadra aktualisht është në kuotën e 63 pikëve, por rrezikon shumë të humbasë terren ndaj rivalëve të saj në këtë sezon për titullin.
Në këtë takim, një paraqitje shumë të mirë bëri edhe mesfushori i kuqezinjve, Valdet Rama.
Top Channel