Botërori i Atletikës, Gega renditet e dyta

07/03/2014 23:25

Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka dalë e dyta në baterinë e saj 1500 metra për femra, në kampionatin botëror të Atletikës, që po zhvillohet në Poloni.

26-vjeçarja, e cila kohët e fundit është stërvitur jashtë Shqipërisë, e mbylli garën e saj me kohën 4 minuta 13 sekonda e 73 të qindtat, rezultat ky që i jep mundësinë asaj të garojë në finale, të shtunën, mes atleteve më të mira në botë në këtë disiplinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA