Big Brother, dashuri dhe xhelozi

07/03/2014 00:00

Debat mes Meridianit dhe Valerit. Për Meridianin Valeri nuk është vetvetja dhe ka për qëllim të vetëm të dalë bukur para kamerave.

Momente tensioni edhe me Esterinës dhe Eraldit. Ky i fundit spostoi krevatin e vajzës pa i marrë leje asaj, për të afruar atë të Esidës. Esterina hodhi fshehtas ujë në krevatin e tij, c’ka shkaktoi debat edhe mes saj dhe Esidës. Tensioni mes dy vajzave është shtuar gjatë javes, ndërsa raporti me Eraldin qetësohet.

Esterina ka filluar të ketë probleme me shumë nga banorët, ndërkohë që disa prej tyre kanë ekzagjeruar me fjalët ndaj saj, si Meridani dhe Fatjoni.

Një surprizë për Eraldin ishte puthja pasionante që i dhuroi Viola. Por nuk është e vetmja. Momente të ngjashme edhe me Esidën. Viola shfaq xhelozi.

Teksa Matilda këshilloi bashkëshortin e saj Fatjonin, se po ekzagjeron me debatet që shkakton me Julianën, kjo e fundit është e bindur se në fakt Fatjoni e pëlqen atë dhe vazhdon ta provokojë. Ndërkohë, xhelozia e Matildës është rritur. Ajo e kërcënoi Fatjonin me daljen e saj nga shtëpia.

Qershia mbi tortë: Juliana i kërkoi Matildës që t’i qëndrojë larg Fatjonit. Pas zënkash, më në fund momente paqeje të ciftit të vërtetë, sigurisht në fshehtësi.

Për më shum mbi banorët, nga e hëna në të premte në përmbledhjen ditore të Top Channel, 24 orë në 24 në dy kanalet e Digitalb, Fan Club nga kjo e shtunë me Albana Osmanin në 17.40, por edhe lajme më të rejat, më të fundit në faqen e internetit  bigbrother.top-channel.tv, faqet zyrtare në Facebook dhe Tëitter dhe sigurisht mbrëmja e spektaklit cdo të premte mbrëma, ku përpos diskutimeve e ngjarjeve, publiku zgjedh kë të eliminojë e kë të vazhdojë ta mbajë në lojë.

Top Channel