“Kam kaluar momente të vështira”/ Përlotet Maya në “Goca dhe Gra”, flet për ish-bashkëshortin: Nuk është aty për djalin tim
Të dielën e kaluar, Barkhad Abdi ishte midis aktorëve më në zë të Hollivudit pasi ishte nominuar për çmimin aktori më i mirë joprotagonist për rolin e tij në filmin ‘Captain Philips’, por tani ai është thjesht një person i papunë dhe në vështirësi të mëdha ekonomike.
Filmi me protagonist Tom Hanks ishte i pari në karrierë për 28-vjeçarin, i cili u pagua 65 mijë dollarë për të luajtur rolin e një pirati somalez. Barkhad la punën që kishte tek dyqani i vëllait të tij kur nisën xhirimet dhe kur kanë kaluar 2 vite nga përfundimi i tyre, të gjitha paratë e fituara nga filmi i ka shpenzuar.
Barkhad Abdi ka marrë një çmim BAFTA për interpretimin e tij, por çmimet kinematografike nuk sjellin para’. Sipas ‘The New Yorker’, gjatë qëndrimit në Los Angeles në pritje të ceremonisë së çmimeve Oscar, ai ka ndenjur në një hotel shumë të lirë pranë aeroportit dhe ishte një shok ai që e çonte falas me makinë aty ku kishte nevojë pasi nuk kishte para’ për taksi.

Gjithashtu, kostumin me të cilin u paraqit në mbrëmje, Abdi e mori me qira vetëm për një ditë. Në kategorinë e aktorit më të mirë joprotagonist, Abdi ishte në konkurrencë me aktorë të famshëm si Bradley Cooper, Michael Fassbender, Jared Leto dhe Jonah Hill. Cmimi shkoi për Jared Leto.
28-vjeçari ka qenë shofer limuzine para se të niste punë tek dyqani i vëllait të tij ku shiste celularë, por e la punën kur iu ofrua roli: “Kur nisi të shfaqej filmi, mendova se nuk mund të vazhdoja më në atë punë. Pavarësisht suksesit ose jo që do të kishte, duhej ta lija atë punë. Unë nuk kam marrë asnjë bonus edhe pse filmi u nominua për 6 çmime Oscar.”

Aktori somalez ka në plan të vazhdojë karrierën kinematografike: “Do të pranoj çdo rol, mjafton që skenari të jetë i mirë.”
Top Channel