Libi, sulmohet Parlamenti

03/03/2014 00:00

Një turmë njerëzish ka mësyrë godinën e Kongresit të Përgjithshëm Kombëtar në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, ku dy deputetë u qëlluan e u plagosën teksa po tentonin të largoheshin prej andej.

Protestuesit, që vandalizuan të gjithë godinën, kërkonin shpërbërjen e Kongresit dhe një datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në mbarë vendin ka pasur tubime pakënaqësie që kur organizmi vendosi zgjatjen e mandadit të vet deri në fund të vitit.

Personat që hynë në Parlament shprehën zemëratën e tyre ndaj asaj që e quajtën “grabitje gjatë natës” të protestuesve, të cilët kishin organizuar një miting paqësor përpara ndërtesës.

Përgjegjësit e këtij veprimi besohet të jenë pjesëtarët e një ish-grupimi rebel, i cili tani vepron nën urdhërat e Kongresit. Demonstruesit, pjesa më e madhe e të cilëve të rinj të armatosur me thika, sulmuan godinën me thirrjen: “Dorëheqje”.

Nuk dihet ende sa e rëndë është gjendja shëndetësore e dy parlamentarëve të plagosur. Pamjet e postuara në median sociale tregojnë protestuesit duke tërhequr karriken e kryetarit të Parlamentit, të cilës më pas i vënë flakën.

Kongresi në Tripoli është mësyrë disa herë në të kaluarën nga grupe të ndryshme e ka qenë madje disa kohë edhe nën rrethimin e milicisë.

Zgjedhjet në Libi u zhvilluan paqësisht në muajin korrik, por tre vjet pas përmbysjes së Muammar Gaddafit, vendi afrikano-verior vazhdon të mbetet i zhytur në kaos dhe paqëndrueshmëri.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta