Will dhe Jaden Smith “triumfojnë” në çmimet “Razzie”
02/03/2014 00:00
Will dhe Jaden Smith, babë e bir, ishin “fituesit” e mëdhenj të mbrëmjes së përvitshme të çmimeve Razzie duke marrë plot tre të tilla për filmin e tyre të dështuar fantastiko-shkencor ‘After Earth’.
15-vjeçari Jaden u shpall aktori më i keq, ndërsa babai i tij i famshëm u shpall aktori më i keq joprotagonist. Dyshja u vlerësua gjithashtu si çifti më i keq i vitit në kinematografi.
Filmi më i keq i vitit u shpall ‘Movie 43’, ku kanë interpretuar aktorë shumë të famshëm si Kate Winslet, Hugh Jackman dhe Halle Berry.
Mbrëmja e çmimeve Razzie mbahet një ditë para asaj të çmimeve Oscar dhe nxjerr në pah filmat më të dështuar të vitit.
Top Channel