Gwen Stefani, nënë për herë të tretë
02/03/2014 00:00
Gwen Stefani ka lindur fëmijën e saj të tretë dhe sërish ka sjellë në jetë një djalë.
Bashkëshorti i saj Gavin Rossdale ka konfirmuar se ai dhe ish-këngëtarja e famshme e grupit No Doubt kanë mirëpritur djalin ditën e premte.
Ndërsa të shtunën, Gavin bëri të ditur edhe emrin e vogëlushit, që ashtu si të gjithë fëmijët e VIP-ave, është shumë i çuditshëm: Apollo Bowie Flyyn Rossdale.
Gwen Stefani dhe Gavin Rossdale kanë 11 vite martesë së bashku.
Top Channel