PD: Shqiptarët janë të pasigurt   

01/03/2014 00:00

Me sfondin e ri, ‘Shqipëria në Protestë”, deputeti Arben Ristani
deklaroi nga selia e Partisë Demokratike se shqiptarët mbyllën edhe një
javë tjetër në pasiguri, nën kërcënimin e tritolit dhe grabitjeve.

Ai i bëri thirrje Kryeministrit dhe ministrit te Brendshem qe te reflektojne per situaten e rende te sigurise ne vend.

“Jemi në një atmosferë të rënduar kriminale, Shteti duket sikur nuk ekziston në raport me krimin.Policia e udhëhequr, tashmë jo ligjërisht, nga Ministri i Brendshëm, tregon gjithë forcën e saj me protestuesit paqësorë të furgonave që kërcënohen për bukën e gojës nga qeveria, ndërkohë që krimi merret në mbrojtje.Tirana është nën pasigurinë e grabitjeve, ku vetëm dje kanë rënë pre e maskave të armatosura një koncesionar makinash e një pikë karburanti. Partia Demokratike, në interes të gjithë shqiptarëve, i bën edhe një herë thirrje Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm të reflektojë për situatën kriminale dhe për pasigurinë që ndjejnë qytetarët e vendit. Është koha për një mobilizim të të gjithë faktorëve politikë dhe social kundër krimit”, tha Ristani.

Top Channel