Në vazhdën e takimeve me liderët e subjekteve politike, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar të shtunën me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli. Mustafa dhe Pacolli janë pajtuar për finalizimin e reformës zgjedhore.

Po ashtu, ata kanë biseduar edhe për dinamikën e veprimeve të tjera, me qëllim që të gjitha subjektet politike, së bashku me institucionet, të angazhohen për të përgatitur zgjedhje të rregullta dhe demokratike.

Kryetari Mustafa ka përsëritur se është e domosdoshme që të ketë pajtueshmëri të plotë të subjekteve politike për ta përcaktuar dinamikën e punëve, si dhe për caktimin e datës së mbjatjes zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat duhet të mbahen brenda pjesës e parë të këtij viti.

Për të biseduar për këto ccështje, deri më tani Mustafa është takuar edhe me kryetarin e PDK-së dhe me atë të AAK-së, ndërsa në ditët në vijim do të takohet edhe me liderët e subjekteve të tjera politike, me qëllim të koooridinimit të të gjitha veprimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA