
Një dite pasi deputetët demokratë u panë në krye të drejtimit të
protestës së shoferëve të taksive 8+1, kryetari i tyre Lulzim Basha
sqaroi se nuk është opozita ajo që po nxit protestat.
Ne Forumin e Tiranës të Fondacionit për Liri Ekonomike me temë: ”A po rikthehet etatizmi?”, Basha tha se eshte qeveria qe ajo qe shkakton zemeraten dhe revolten tek shqiptarët.
“Nuk mund të ketë asnjë alibi se këtu paska një faktor politizimi të tejskajshëm apo se opozita po fërkon duart që shqiptarët po hidhen në protestë, është e kundërta. Shqiptarët po hidhen në protestë për shkak të një goditje të shpejtë të themeleve, të ekonomisë, të tregut, të lirive, të sigurisë juridike, të shtetit ligjor”, tha Basha.
Ne kete te fryme te rritjes se armiqesise gjithmone e me pak te heshtur me shqiptaret, tha Basha, pushteti po keqperdor policine.
“Mentaliteti se Shqipëria mund të menaxhohet si kazermë, ku për cdo problem con policinë, bën task forcën con policinë, mentaliteti se policia është përgjigjja e cdo problemi, ka sjellë që Policia po keqpërdoret në cdo fushë, vend e pa vend, përvec fushës në të cilën i është besuar mandati nga taksapaguesit shqiptarë, që është fusha e rendit dhe e sigurisë. Vetëm në këtë fushë policia nuk ndihet”, tha Basha.
Kreu i demokrateve tha se qeveria Rama po nderrmerr antireforma ne çdo sektor, ku me gjate u ndal ne analize te situates ekonomike. Perkunder nga sa taksa e sheshte dhe liberalizimi i tregut nga qeverisja e demokrateve solli ruajtje te stabilitetit financiar dhe rritje ekonomike tha Basha, te majtet po zhbejne te gjtiha keto arritje.
Dyfishimi i taksave dhe perqendrimi ne duart e shtetit te rregullatoreve te ekonomise, shtoi kryedemokrati po çojne biznesin formal ne falimentim, ndersa 40 % e ekonomise informale, tha ai, vijon aktivitetin e pashqetesuar.
“I është vërsulur atij 60 për qindëshi, që mezi doli në dritë, si rezultat i taksës së sheshtë, i ka hedhur duart në vit dhe thotë ju do të paguani 50 për qind më shumë”, tha Basha.
Top Channel