Kunis-Kutcher drejt altarit

28/02/2014 13:20

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher duket se po drejtohen drejt altarit, ndërsa aktorja me origjinë ukrainase u fotografua ditën e enjte me një unazë fejesë në dorë.

Unaza, në dukje e përbërë nga një diamante shkëlqyes, duket se është prova që Kutcher i ka propozuar 30-vjeçares për martesë.

Për momentin, çifti nuk ka komentuar zërat që qarkullojnë në shtyp, por burime pranë tyre kanë pohuar për mediat amerikane këtë informacion.

Nëse do të martohen, për Kutcher kjo do të jetë martesa e dytë, pas asaj me Demi Moore që zgjati për gjashtë vjet, nga viti 2005-2011.

Megjithatë, 36-vjeçari e ka pasur të pamundur të hidhte këtë hap më parë, pasi ligjërisht ai u divorcua me Moore vetëm në Nëntor 2013.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA