F1, dita e dytë e testimeve në Bahrein

28/02/2014 00:00

Në ditën e dytë të testimeve të Formulës 1 në Bahrein është edhe një herë tjetër Sergio Perez ai që regjistroi kohën më të shpejtë. Meksikani i Force India e ndaloi kronometrin në 1’35”570.

Në vend të dytë Ferrari i Fernando Alonsos, vetëm 64 të mijëtat më i ngadaltë. Spanjolli bëri një simulim gare të suksesshëm duke provuar gomat e buta dhe ato të mesme.

Në vend të tretë Daniel Ricciardo me Red Bull.

Lewis Hamilton kompletoi 89 xhiro para se të ndalonte Mercedesin e tij për një problem me kutinë e marsheve.

Ja të gjitha kohët e ditës së dytë të testimeve në Sakhir të Bahreinit:

1. Perez (Force India)      1:35.570    108 xhiro
2. Fernando Alonso (Ferrari) 1:35.634    122
3. Ricciardo (Red Bull)    1:35.743      66
4. Massa (Williams)          1:36.507   103
5. Button (McLaren)          1:36.901     52
6. Bianchi (Marussia)        1:38.092     75
7. Hamilton (Mercedes)   1:39.041     89
8. Vergne (Toro Rosso)     1:39.636     61
9. Gutiérrez (Sauber)        1:39.976   106
10  Maldonado (Lotus)     1:41.613      31
11. Ericsson (Caterham) 1:42.516     55

Top Channel