
Ndërsa në Kuvendin e Shqipërise kishte nisur seanca plenare, jashtë
godinës së Parlamentit, disa dhjetra qytetarë kishin dalë për të
protestuar kundër largimeve nga administrata shtetërore, siç thane ata
në menyre spontane.
“Menjëherë sapo erdhi i drejtorit të Kullimit në Lezhë, më nxorrën nga puna. Unë isha një punonjës i thjeshtë me 300 mijë lekë të vjetra rrogë”, thotë një qytetar.
“Kam qenë në Drejtorinë e Zhvillimin e Politikave të Arsimit, sot e kam marrë pushimin nga puna. Nuk ka asnjë motivacion për largimin nga puna. Jam futur në konkurrim, kam punuar 20 vjet si arsimtare, kam mbaruar dhe një master shkencor dhe kur vjen puna më nxorrën nga puna pa asnjë lloj shkaku”, thotë një tjetër qytetare.
Por krahas ketyre protestuesve, ishin edhe shume te tjere qe prej shume vitesh kerkojne rikthimin ne pune, pasi jane larguar me te njejten menyre gjate qeverisjes se Partise Demokratike.
“Unë kam dalë në protestë sepse dua të kthehem në punë. Po bëhen 8 vjet dhe nuk kam marrë asnjë rrogë. Më hoqën nga puna dhe mbeta në mes të katër rrugëve. Unë dua të rikthehem në punë”, thotë një qytetar.
Nderkaq, protestes për mbeshtetje i janeë bashkuar deputetët e opozitës.
“Ose do t’i kthejmë dinjitetin atij Parlamenti, sepse sovrani në këtë vend është populli, ose përndryshe ai Parlament të bëjë monolog me veten”, tha deputetja demokrate Majlinda Bregu.
Top Channel