Në gjyq filmi ‘The Wolf of Wall Street’

27/02/2014 00:00

Një punonjës i vjetër i firmës Stratton Oakmont, e drejtuar nga Jordan Belfort dhe e shfaqur në filmin ‘The Wolf of Wall Street’, i ka kërkuar 25 milionë dollarë dëmshpërblim producentëve të filmit për shkak të formës në të cilën ai është përshkruar në film.

Andre Greene, i cili në film është frymëzimi i personazhit të xhuxhit, deklaroi në kanalin televiziv CNBC se filmi e paraqet atë si një “drogaxhi të degjeneruar”.

Filmi i nominuar për 5 çmime Oscar në ceremoninë e ditës së dielë tregon historinë e vërtetë të Jordan Belfort, i cili i hapi rrugë vetes në Wall Street me praktika të paligjshme dhe krijoi firmën Stratton Oakmont. I bazuar në autobiografinë e Belfortit, tregohet sesi protagonisti dhe grupi i tij i bashkëpunëtorëve, të pasuruar menjëherë falë këtyre praktikave, argëtohen me drogë dhe orgji.

Greene shpjegoi për CBNC se nuk po gjen dot punë për shkak të këtij filmi dhe për këtë arsye kërkon dëmshpërblim dhe kërkon gjithashtu që filmi të mos shfaqet më nëpër kinema.

Top Channel