Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuci kritikon kabinetin e presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga se ka anashkaluar këtë ministri kur është fjala për faljen e të burgosurve në përvjetorin e Pavarësisë.

Ai ka konfirmuar se ka kërkuar nga Inspektorati Korrektues i Kosovës që të hetojë rastin e një të denuari i cili është falur nga presidentja pasi rreziku për recidivizëm vlerësohet të jetë i mesëm pasi sipas Kucit ai ndodhet për herën e katërt në dënim.

“Pasi kam marrë një informatë nga mediat dhe një telefonat nga Presidentja e Kosovës, AtifeteJahjaga e cila gjatë tërë kohës, zyra e saj respektivisht ka anashkaluar Ministrinë dhe kabinetin e ministrit dhe nuk është hera e parë që ndodh kjo.  Në raportin për vlerësimin për të dënuarin e falur thuhet: Rreziku për recidivizëm ku është rubrika vlerësimi i rrezikshmërisë për recidivizëm vlerësohet të jetë i mesëm pasi ndodhet për herën e katërt për mbajtje të dënimit. Kjo ka qenë edhe në Zyrën e Presidentes. Kam kërkuar nga Inspektorati Korrektues i Kosovës të bëjë hetim”, ka thënë Kuçi.

Reagimi i Ministrit të Drejtësisë për këtë cështje erdhi pas pyetjtes së bërë nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu. Haxhiu e pyeti ministrin nëse ka ngritur hetim në lidhje me këto falje pasi njëri person i falur, sipas saj është persëritës i veprës penale  dhe kishte kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë më shumë se katër herë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA