Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Një tjetër shpërthim ka tronditur Vorën, pasditen e së enjtes.
Rreth orës 17:00, sapo ka hipur në automjetin e tij tip “Renault”, Baki
Xhabafti u vra pas një shpërthimi eksplozivi të komanduar.
Sipas të dhënave të para, shpërthimi në automjetin me targa AA 154 Z nuk është bërë shume larg nga vendndodhja e automjetit.
Sasia e eksplozivit të vendosur në të mendohet të jetë e madhe, për shkak se mjeti është shkatërruar plotësisht në disa pjesë. Lloji i eksplozivit mendohet të jetë “C4” dhe i një sasie shumë të madhe.
Sipas policisë autorët e krimit kanë vendosur sasi të mëdha eksplozivi me qëllimin për të vrarë pronarin e mjetit. Ende nuk ka një përcaktim të qartë se në çfare pjese të automjetit ishte vendosur eksplozivi.
Policia rrethoi pothuajse të gjithë zonën me forca të shumta që nuk lejoi as familjaret t’i afroheshin vendit të ngjarjes deri në përfundimin e plotë të veprimeve hetimore.
Baki Xhabafti ka gjetur vdekje të menjëhershme kur automjeti u mbulua nga flakët. 40-vjeçari, banues në Selitë të Tiranës ishte pronar i dy pikave të shitjes së pjesëve të këmbimit, njëra prej të cilave në Vorë. Ky ishte edhe shkaku për të cilën viktima ndodhej në Vorë në ato momente.
Një nga pistat e hetimit mbetet edhe ajo biznesit te tij, por më kryesorja, sipas policisë së kryeqytetit është ajo e hakmarrjes. Viktima është i afërm i Shkëlqim Xhabaftit, një ndër personat me precedentë të rëndë kriminale, i vrarë në 97-ën në kryeqytet.
Pas ekzekutimit te tij ne 97-ën janë vrarë disa prej të afermve të tij në shenjë hakmarrje. Policia mendon se edhe akti i rëndë ka ndodhur si shkak i saj, ndaj po heton mbi hasmëritë e vjetra të familjes Xhabafti.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në dorë çështjen. Ajo ka administruar disa prova në vendin e ngjarjes, por burimet bëjnë të ditura se nuk ka ndonjë provë shkencore që mund të nxirrte policinë në ndonjë përfundmim për të hetuar mbi personat që kryen krimin.
Ndaj edhe në këtë hetim, policia do të përdorë mjete të tjera për të arritur në ndonjë konkluzion.
Top Channel