Zhvishet “vajza e mirë”

25/02/2014 00:00

Lea Michele mund të luajë vajzën e mirë Reachel Berry në serialin
“Glee”, por në jetën reale duket se 27-vjeçarja po mundohet ta heqë këtë
imazh.

Bukuroshja brune postoi të dielën në Instagram disa poza për fotografin Terry Richardson, për llogari të revistës “V”, ku shfaqet më joshëse se kurrë.

Në njërën prej tyre ajo shfaqet e veshur me taka të larta dhe një veshje “bodysuit” ngjyrë të zezë. Por ajo shkon edhe më tej, duke ulur pjesën e poshtme të veshjes për të treguar tatuazhin e saj.

Fotografi Richardson është i njohur për aftësitë e tij “mizore” për t’i shtyrë yjet deri në limit. Ai ka qenë regjisor i videos së këngës “Wrecking Ball”, të kënduar nga Miley Cyrus.

Gjithashtu, ai ka fotografuar aktorin Jared Leto pas humbjes dramatike të peshës për filmin “Dallas Buyer’s Club”, si dhe ka kapur modelen Kate Upton me bikini teksa tregonte aftësitë e saj si kërcimtare.

Top Channel