Margot Robbie, e mrekullueshme për ‘Elle’

25/02/2014 00:00

Margot Robbie është aktorja më e përfolur e momentit në Hollivud falë rolit të saj në filmin e Martin Scorsese ‘The Wolf of Wall Street’.

Që pas performancës në krah të Leonardo DiCaprio në këtë film, 23-vjeçarja ka oferta të panumërta për intervista dhe sete fotografike.

E fundit është ajo e versionit australian të revistës ‘Elle’, ku Robbie duket e mrekullueshme me një fustan të Stella McCartney.

Aktualisht, Margot Robbie po xhiron skenat e filmit komedi ‘Focus’, ku do të interpretojë edhe Will Smith, ndërsa menjëherë pas tij e presin xhirimet e filmit ‘Tarzan’, ku do të luajë rolin e Jane Porter.

Top Channel