“Kam kaluar momente të vështira”/ Përlotet Maya në “Goca dhe Gra”, flet për ish-bashkëshortin: Nuk është aty për djalin tim
Daniel Radcliffe mund të kalonte pa u njohur me modelin e tij të flokëve
në një ceremoni ndarjesh çmimesh të mbajtur të dielën në mbrëmje në
Londër.
Ylli i “Harry Potter” kishte flokë të shtura për rolin e tij si Igor në shfaqjen teatrale “Frankenstein” dhe u tregua i hapur të flistë për këtë model për britaniken “Telegraph”.
“Nuk më intereson se si dukem. Më të vështirë e kam të merrem me to. Kërkojnë kohë të lahen, të thahen, janë një makth i vërtetë”, ka thënë Radcliffe.

“Tani kam një simpati të re për femrat. Dikur nuk do t’i kisha rritur flokët kaq shumë”, ka shtuar “magjistari”.

Por pasi ka kaluar “momentet e tmerrit”, aktori shprehet se ka filluar të mësohet me look-un e ndryshuar. “Nuk e vras shumë mendjen sepse është qejf të dukesh ndryshe dhe ta shohësh veten ndryshe”, është shprehur ai.

Por kjo nuk është hera e parë që Daniel ka treguar në publik flokët e zgjatura. Në dhjetor ai bëri shaka në lidhje me flokët e tij të shtuara në një emision televiziv, ku tha: “Besoj se janë nga një i vdekur apo një person që ka dhuruar flokët e tij”.
Top Channel