“Kam kaluar momente të vështira”/ Përlotet Maya në “Goca dhe Gra”, flet për ish-bashkëshortin: Nuk është aty për djalin tim
Në moshën 61-vjeçare, Liam Neeson thotë se ndihet paksa “i sikletosur” kur e konsiderojnë yll të filmave aksion.
Por arsyeja përse ai ndoqi këtë rrugë me filmin “Non-Stop”, që do të shfaqet në kinema më 28 shkurt, nuk është vetëm paraja.
Angazhimi në filma aksion e ndihmon aktorin të shmangë zhytjen në trishtim për vdekjen e bashkëshortes, në vitin 2009.

“Nuk ndihem mirë kur nuk punoj. Nuk dua të më mbysë trishtimi dhe gjithashtu nuk e dua këtë për fëmijët e mi. Nuk dua që ata të bien në trishtim dhe në depresion”, ka thënë Neeson në një intervistë televizive.
Neeson ka bërë mbi 20 filma që nga vdekja e bashkëshortes Natasha Richardson 5 vjet më parë, në një aksident teksa bënte ski. Filmi “Taken”, që u shfaq në kinema vetëm dy muaj para vdekjes, e ktheu Neeson nga një aktor të vlerësuar për rolet dramatike në një nga yjet më të paguar të zhanrit aksion në Hollivud, edhe pse ai nuk e kishte menduar kurrë këtë.

“Isha i bindur se filmi do të dilte direkt në DVD dhe nuk do të vihej re. Më dukej një histori kaq e thjeshtë. Nuk kishte asgjë komplekse, një njeri i vendosur të shpëtojë të bijën, e gjen dhe vret të këqinjtë”, thotë aktori.

Top Channel