Amanda Seyfried zëvendëson Mila Kunis tek “Ted 2”
25/02/2014 00:00
Amanda Seyfried do të zëvendësojë Mila Kunisin në vazhdimin e filmit “Ted”, ku protagonist kryesor është sërish aktori Mark Wahlberg së bashku me arushin e pellushit që flet.
Sipas ‘Deadline’, ky zëvendësim është bërë thjesht për “arsye kreative” dhe nuk ka pasur asnjë problem mes Mila Kunisit dhe regjisorit të filmit Seth MacFarlane.
Në filmin e parë Mila Kunis ishte e dashura e Mark Wahlberg dhe në fund të tij ata martohen.
Seth MacFarlane do të jetë regjisori, skenaristi dhe producenti i “Ted 2”, që pritet të shfaqet për herë të parë në 26 korrik 2015.
Filmi i parë grumbulloi plot 550 milionë dollarë duke u shndërruar në një nga filmat komedi më fitimprurës në histori.
Top Channel